16 policë afganë kanë mbetur të vdekur pas një sulmi ajror të SHBA-ve në krahinën jugore të Helmand.
Sulmi ndodhi pasi forcat afgane të sigurisë po pastronin militantët talibanë nga një fshat.
“Në këtë sulm, 16 policë afganë u vranë duke përfshirë dy komandantë. Dy policë të tjerë u plagosën,” tha zëdhënësi i policisë së Helmand për AFP.
NATO ka pranuar incidentin, pa detajuar sa afganë vdiqën duke thënë se për këtë do të ndodhë një hetim, transmeton Klan Kosova.
“Gjatë një operacioni të mbështetur nga SHBA-të, zjarret ajrore rezultuan në vdekjen e forcave miqësore afgane të mbledhura në një kompleks. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e prekura nga ky incident i pafat”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Sulmet ajrore të SHBA-ve janë pjesë e një misioni të NATO-s për të mbështetur forcat afgane kundër talebanëve.
Incidenti i fundit u zhvillua të premten pasdite në zonën Gereshk.
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...