Grupi COVID-19 i familjeve të pikëlluara për drejtësi në Britaninë e Madhe filloi të vizatojë 150.000 zemra në murin përballë Parlamentit britanik, në kujtim të viktimave të pandemisë.
Murali pritet të shtrihet qindra metra përgjatë bregut jugor të Thames para Spitalit “St. Thomas”, ku kryeministri Boris Johnson u vendos në njësinë e kujdesit intensiv pasi ai u prek me virusin korona vitin e kaluar, raporton Reuters.
Grupi COVID-19 i familjeve të pikëlluara për drejtësi në Britaninë e Madhe ka kërkuar fillimin e një hetimi publik për veprimet e qeverisë në lidhje me pandeminë.
“Çdo zemër është pikturuar individualisht me dorë (dhe) plotësisht unik, ashtu si të dashurit që kemi humbur,” tha Matt Fouler, bashkëthemelues i grupit.
“Ashtu si shkalla e humbjes sonë kolektive, kjo kujtesë do të jetë e madhe,” vuri në dukje ai.
Qeveria britanike ka premtuar të ndërtojë një monument për viktimat pas përfundimit të pandemisë.
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...