Më në fund pub-et në Britani u hapën. Një nga “institucionet” më të rëndësishme në ishull i dha fund mbylljes 104 ditore për shkak të pandemisë dhe birra u derdh lumë që në natën e parë kur autoritetet vendosën që ky lloj biznesi të hapë dyert.
Ishte një nga shqetësimet kryesore të autoriteteve shëndetësore për shkak të mos respektimit të distancimit social dhe në të vërtetë rezultoi kështu.
Në disa raste u kërkua ndërhyrja e policisë për shkeljen e rregullave dhe shumë prej pub-eve u mbyllën më herët.
Sipas ekspertëve në ditën e shtunë, vlerësohet të jenë shitur 15 milionë birra.
Britania e Madhe regjistroi 64 viktima të shtunën dhe mbi 600 persona të tjerë të infektuar dhe grumbullimet të tilla masive dyshohet se mund të rikthejnë një përkeqësim të situatës përsa i përket pandemisë./shprehja/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit