Të paktën 14 civilë janë vrarë në Libi nga fillimi i muajit maj nga milicitë besnike të udhëheqësit të forcave të paligjshme në lindje të vendit, Khalifa Haftar, tha Ushtria Libiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në një deklaratë të qendrës mediale të operacionit “Vullkani i Zemërimit” të udhëhequr nga Ushtria Libiane, forcat e Haftarit kanë vazhduar të sulmojnë zonat e vendbanimeve civile në kryeqytetin Tripoli dhe qytete të tjera në maj.
“Të paktën 14 civilë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën nga forcat e Haftarit që nga fillimi i majit”, tha qendra.
Qeveria Libiane nisi operacionin “Stuhia e Paqes” më 26 Mars për të zmbrapsur sulmet kundër kryeqytetit.
Ushtria Libiane kohët e fundit ka korrur suksese kundër milicive të Haftarit, të cilat mbështeten nga Franca, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.
Pas rrëzimit Muammar Gaddafit në vitin 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Që nga prilli i vitit 2019, qeveria është sulmuar nga forcat e Haftarit, me qendër në Libinë lindore, dhe më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë si pasojë e dhunës.
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin