Një grup i armatosur sulmoi një xhami në veriperëndim të Nigerisë të martën në mëngjes, duke vrarë të paktën 13 persona gjatë faljes së mëngjesit, thanë autoritetet lokale.
Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin në qytetin Unguwan Mantau, në shtetin Katsina, por sulme të tilla janë të zakonshme në rajonet veriperëndimore të Nigerisë, ku shpesh ka përplasje mes barinjve vendas dhe fermerëve për shkak të qasjes së kufizuar në tokë dhe ujë, raporton AP.
Sulmet kanë shkaktuar qindra të vrarë e të plagosur muajin e kaluar, një sulm në pjesën qendrore të Nigerisë ku u vranë 150 persona.
Komisioneri i shtetit, Nasir Mu’azu, tha se ushtria dhe policia janë vendosur në zonën e Unguwan Mantau për të parandaluar sulme të tjera, duke shtuar se shpeshherë sulmuesit fshihen mes të mbjellave në arat gjatë sezonit të shirave për të sulmuar komunitetet.
Ai shtoi se sulmi në xhami ka gjasa të ketë qenë një akt hakmarrjeje për një pritë të banorëve të Unguwan Mantaut, të cilët gjatë fundjavës kishin sulmuar dhe vrarë disa nga banditët në zonë.
Dhjetëra grupe të armatosura përfitojnë nga prania e kufizuar e sigurisë në rajonet e pasura me minerale të Nigerisë, duke kryer sulme mbi fshatra dhe përgjatë rrugëve kryesore.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...