Një 12 vjeçar në SHBA është duke u akuzuar se ka shkuar me armë në klasë dhe ka marrë në shënjestër mësuesen.
Megjithëse tërhoqi këmbëzën, fatmirësisht arma nuk shkrepi, tani djaloshi akuzohet për tentim vrasje, transmeton portali arbresh.info.
Mësuesja më pas ka arritur ta bindë atë dhe ta çarmatosë, sipas aktakuzës.
Incidenti ka ndodhur në një shkollë në Ajova me 31 gusht.
Djali thuhet të ketë hyrë në klasë në North Scott me një armë dhe ka urdhëruar të gjithë të shtrihen në dysheme.
Më pas ia drejtoi armën mësueses në fytyrë dhe tërhoqi këmbëzën.
Askush nuk është lënduar gjatë incidentit./Arbresh.info/
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës