Frika për fillimin e Luftës së Tretë Botërore vetëm sa po vjen e po rritet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë dërguar rreth 12 mijë trupa dhe qindra aeroplanë në Gadishullin Korean.
Gjatë kësaj jave Koreja Veriore ka theksuar se Amerika është “duke u përgjëruar për luftë bërthamore”, pasi SHBA-të dhe Koreja Jugore do të fillojnë sot stërvitjet ushtarake.
Të paktën 230 avionë lufte do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake, me 12,000 trupa amerikane dhe 4,000 koreano jugorë, shkruan Dailt Star, transmeton portali arbresh.info
Koreja Veriore pretendon se ushtrimet janë përgatitje për pushtim, duke pretenduar se ato janë shumë provokative dhe mund të nxisin reagime të drejtpërdrejta.
Strëvitjet ushtarake të quajtura “Vigilant Ace” do të zhvillohen nga sot deri me 8 dhjetor./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...