Një zyrtar afgan ka thënë se 11 persona, përfshirë gjashtë civilë janë vrarë në një sulm me dron amerikan në provincën verilindore Nuristan.
Hafiz Abdul Qayum, guvernator provincial tha se gjashtë civilë dhe pesë rebelë talibanë janë vrarë në sulmin e natës së mbrëmshme, transmeton portali arbresh.info.
Fshatarët dhe talibanët ishin mbledhur për të vizituar një të plagosur nga një sulm me dron, duke i vrarë kryengritësit dhe civilët.
Forcat amerikane nuk kanë komentuar sulmin.
Në një sulm të veçantë në provincën Perëndimore të Farah, një zyrtar i shërbimit të inteligjencës u vra nga persona të armatosur të panjohur, tha Mohammad Naser Mehri, zëdhënës i guvernatorit të provincës.
Mehri tha se sulmuesit arritën të shpëtojnë dhe një hetim është duke u zhvilluar./Arbresh.info/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...