Situata me emigrantët në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë mbetët e tensionuar. Që prej nisjes së krizës në kufi, është raportuar për të paktën 11 emigrantë të vdekur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u shpreh i shqetësuar për situatën ku zbulimi i një trupi gjatë natës nxori në pah rreziqet, pasi mijëra emigrantë nga vendet e treta po strehohen në kushte të rënda atmosferike në Bjellorusi, me shpresën që të hyjnë në Bashkimin Evropian, shkruan aljazeera transmeton arbresh.info
“Ne mendojmë se është një shqetësim i madh. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë në Rusi, si dhe kemi komunikuar me autoritet në Bjellorusi”, tha presidenti amerikan.
Presidenti rus, Vladimir Putin nga ana tjetër mohoi përfshirjen ne këtë çështje. Sipas tij, Rusia nuk ka asnjë lidhje me situatën e krijuar në kufi.
“Ne nuk kemi asnjë lidhje. Të gjithë përpiqen të na bëjnë përgjegjës për diçka që nuk është e vërtetë. Linjat tona ajrore nuk i transportojnë ata njerëz. Asnjë kompani e vetme”, tha Putin.
Liderët e Bashkimit Evropian, ndërkohë e kanë akuzuar Minksun se ndjekja e këtyre politikave është një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Brukselit kundër regjimit të liderit autoritar, Alexander Lukashenkoa. Bjellorusia mohon akuzat dhe thotë se nuk mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës me emigrantët nëse Evropa në heq sanksionet që ka vendosur ndaj saj.
Që prej nisjes së krizës në kufi, është raportuar për të paktën 11 emigrantë të vdekur. /arbresh.info/
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës