Policia turke arrestoi sot 11 persona për mbështetjen e bojkotit njëditor të blerjeve një ditë më parë, si pjesë e një proteste kundër burgosjes së kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu, rivalit kryesor të presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme, njoftuan mediat shtetërore turke.
Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra arresti për 16 të dyshuar në hetimin e “urrejtjes dhe diskriminimit” dhe “nxitjes së urrejtjes dhe armiqësisë” në publik.
Midis të arrestuarve është edhe aktori Cem Jigit Uzumoglu, i cili luajti Sulltan Mehmed Pushtuesin në serinë e dokumentarëve të Netflix “Rise of an Empire: The Ottoman Empire”, njoftoi Unioni i Aktorëve.
Të dyshuarit u arrestuan për shkak të postimeve në mediat sociale që u kërkonin njerëzve të mos shpenzojnë para të mërkurën dhe bizneset të mbyllin dyert e tyre në shenjë solidariteti.
Protestat në shkallë të gjerë antiqeveritare filluan muajin e kaluar pas burgosjes së kryetarit të bashkisë opozitare të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me akuza për korrupsion që kritikët thonë se janë të motivuara politikisht.
Qeveria këmbëngul se gjyqësori është i pavarur dhe se nuk ka ndërhyrje politike./euronews
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...