Të paktën 10 persona u vranë dhe 35 u plagosën në sulmet me raketa nga forcat ruse në qendër të Kharkiv sot, tha këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko, raporton The Guardian.
Sulme të ngjashme vranë dhe plagosën dhjetëra në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit me 1.5 milion banorë, një ditë më parë, transmeton arbresh.info.
Në një postim në rrjetet sociale, Herashchenko tha:
Gërmadhat po pastrohen dhe do të ketë edhe më shumë viktima dhe të plagosur.
Shërbimet rajonale të urgjencës ukrainase konfirmuan numrin e të vdekurve në një deklaratë:
Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën.
Ata shtuan se 10 persona u zbuluan të gjallë nën rrënoja ndërsa punonjësit e shpëtimit pastronin mbeturinat./arbresh.info/
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...