Autoritetet hetuese kolumbiane raportuan se si rezultat i një operacioni në bashkëpunim me SHBA dhe Paraguajin për zbardhjen e vrasjes së prokurorit paraguaian Marcelo Pecci javën e kaluar kanë rënë në pranga 17 persona.
Ata janë nga 9 shtete të ndryshme dhe akuzohen për trafik droge, pastrim parash dhe krime të tjera. 12 nga të arrestuarit janë kolumbianë, 2 venezuelianë, 1 italian, 1 dominikan, 1 holandez dhe 1 shqiptar. Sipas medieve kolumbiane shqiptari i ndaluar është identifikuar si Klinton Dega.

Këta persona dyshoheshin se koordinonin dërgimin e kokainës në disa shtete përmes anijeve të mallrave, të fshehura në ngarkesa ushqimesh, pajisje farmacie, materiale ndërtimi e të tjera. Ata po hetoheshin edhe për zhvatje dhe kundërvajtje të tjera.
Autoritetet kolumbiane tregojnë se një nga të kapurit është Diego Mauricio Blanco, piloti i “Clan Rocha”, e konsideruar si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës në Brazil, e lidhur me grupin kriminal brazilian First Capital Command, aktivitetet e të cilit në Paraguaj ishin hetuar nga prokurori Pecci./lapsi/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...