Artistja shqiptaro-amerikane, Hana Noka ka bërë të ditur se i kishte shkruar një letër më parë Shtëpisë së Bardhë, presidentit amerikan, Joe Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Biden i kishte kthyer asaj letrën, të cilën e ka publikuar.
Në anën tjetër presidenti Biden, i është përgjigjur artistes, duke e falënderuar për kohën e shpenzuar për të shkruar atë letër, duke i thënë që për të dëgjuar për njerëzit pasionante si ajo, impresionohet çdo dite. “Unë e mirëpres mundësin për tu përgjigjur në letrën tënde”, ka shkruar Biden mes të tjerash.
“Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, ka shkruar Biden, transmeton arbresh.info.
Ndryshe, Hana Noka në rrjetin social ‘facebook’ është shprehur e emocionuar për letrën e pranuar./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...