Policia e cila po heton sulmin terrorist të së shtunës në Londër, thotë se tashmë e di identitetin e tre sulmuesve që vranë shtatë persona dhe plagosën 48 të tjerë.
Policia Metropolitane tha se emrat e tyre do të bëhen publik sa më shpejt që të jetë e mundur.
Një kamion goditi këmbësorët në London Bridge të shtunën , derisa sulmuesit therën me thikë një numër njerëzish në Borough Market. Ata u vranë nga policia. I ashtuquajturi grup Shtetëror Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Policia tha të hënën në mëngjes se zyrtarët po kërkonin dy adresa në lindje të Londrës – një në Newham dhe një tjetër në Barking, sipas BBC.
Scotland Yard shtoi se një numër i njerëzve ishin ndaluar në lidhje me sulmin. Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në Barking pas bastisjeve në një banesë që besohet të jetë shtëpia e njërit prej sulmuesve.
Një 55-vjeçar është liruar me procedurë të rregullt./kp
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...