Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të enjten, dënoi ashpër testin e fundit të raketës të Koresë Veriore dhe kërcënoi për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Pjong-jangut për sjelljen e saj destabilizuese.
Në një qëndrim unanim, këshilli kërkoi nga Koreja Veriore “të mos bëjë teste të tjera nukleare” dhe tha se “aktivitetet ilegale të raketave” të Pjong-jangut janë “duke rritur dukshëm tensionet në rajon dhe më gjer”, transmeton AFP.
Këshilli kërcënoi se do të ndërmarrë masa të mëtejme të rëndësishme përfshirë edhe sanksionet, për të adresuar krizën e lansimit të raketës së Koresë Veriore.
Draft-dokumenti i SHBA-ve është pajtuar pasi Rusia insistoi që në tekstin final të futet edhe termi zgjidhja paqësore “përmes dialogut”.
Sidoqoftë, Petr Ilichev, diplomat rus, mohoi se pala ruse ka bllokuar draft-dokumentin.
Qëndrimet e Këshillit kërkojnë konsensus në mesin e të gjitha 15 vendeve anëtare.
Ndryshe, Pjong-jangu po kërkon zhvillimin e një rakete me kapacitete të rangut të gjatë, e aftë për të goditur SHBA-të.
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...
Bora e madhe në Poloni i lë shoferët të bllokuar në rrugë