Një incident i ri ka vënë përballë anijet amerikane dhe ato të palës iraniane në Gji, pas një rasti të njëjtë të shënuar të martën e kaluar, sipas një deklarate të Gardës Revolucionare publikuar në faqen e tyre në internet.
Sipas deklaratës, incidenti u shënua dje pasdite mes aeroplanmbajtëses Nimitz dhe anijeve shoqëruse nga njëra anë dhe fregatave iraniane të pajisura me raketa nga ana tjetër.
“Rreth orës 16:00 sipas orës lokale, aeroplanmbajtësja Nimitz dhe anijet shoqëruese të palës amerikane, që ishin nën monitorimin e fregatave iraniane të pajisura me raketa në afërsi të zonës naftëmbajtëse Ressalat (në rajonin qendror të Gjirit) kanë nisur një helikopter për t’iu afruar anijeve të Gardës Revolucionare”, pohoi deklarate.
Ai denoncoi qëndrimin “provokues dhe aspak profesional të palës amerikane”, të cilën dhanë paralajmërime, me anë të fishekzjarreve në drejtim të fregatave iraniane.
Grabitje e organizuar në Graçanicë, viktima sulmohet dhe i m...
Kapet kokainë ne vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren
Haxhiu për presidentin: Vendit nuk i duhet zgjedhjet e jasht...
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi