Kryeministri britanik, Boris Johnson do të shkojë javën e ardhshme në Paris dhe Berlin për t’u takuar me Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, që të diskutojë për Brexit para G7-s, sipas burimeve diplomatike.
“Me shumë mundësi Boris Johnson do të vijë në Paris javën e ardhshme dhe të takohet me Emmanuel Macron”, njoftoi një burim diplomatik francez, pa dhënë detaje mbi datën.
“Parashikohet gjithashtu një takim mes Boris Johnson dhe Angela Merkel në Berlin”, deklaroi dje zëdhënësi i kancelares gjermane, përcjell Atsh.
Qeveria e Boris Johnson është shprehur e vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pavarësisht faktit nëse do ketë arritur të rinegociojë ose jo marrëveshjen e arritur me BE-në.
Në fund të korrikut, Brukseli kishte hedhur poshtë kërkesën për të rinegociuar një marrëveshje të re mbi Brexit.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...