Kompania farmaceutike amerikane Pfizer nënshkroi një kontratë me qeverinë në Uashington me vlerë 5.29 miliardë dollarë për dorëzimin e 10 milionë trajtimeve të pilulës së saj antivirale për trajtimin e COVID-19 duke filluar nga ky vit.
Dy ditë më parë kompania Pfizer kërkoi “dritën jeshile” në SHBA për ilaçin e saj “Paxlovid”, duke deklaruar se do të prodhojë 180 mijë trajtime deri në fund të muajit të ardhshëm dhe të paktën 50 milionë trajtime deri në fund të vitit 2022.
“Ky trajtim premtues mund të na ndihmojë të përshpejtojmë rikuperimin nga kjo pandemi, duke ofruar një mjet tjetër shpëtimtar për njerëzit që vuajnë nga COVID-19”, tha Xavier Besera, sekretar i Departamentit të Shëndetësisë në SHBA.
Mjekësia orale mund të jetë një armë e re premtuese në luftën kundër pandemisë, sepse mund të merret si një trajtim i hershëm në shtëpi për të parandaluar shtrimet në spital dhe vdekjet për shkak të COVID-19.
Kompania tha në fillim të këtij muaji se ilaçi kishte ulur shanset e shtrimit në spital ose mundësinë e vdekjes te të rriturit në 89 për qind të rrezikut të zhvillimit të simptomave të rënda të sëmundjes.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...