Anëtarët e kryesisë së partisë së krahut të djathtë Alternativë për Gjermaninë (AfD) vendosën sot të përjashtojnë një prej liderëve të tyre, Bjoern Hoecke pasi ai sulmoi ligjshmërinë e memorialit për Holokaustin të ngritur në Berlin.
“Vendimi për të filluar procedurat e përjashtimit kundër Bjoern Hoecke u morr gjatë një konference telefonike pasi maxhoranca e nevojshme prej dy të tretave u arrit”, deklaroi zëdhënësi i partisë, Christian Lueth.
Hoecke, kreu i partisë në landin e Thuringia, shkaktoi shumë reagime muajin e kaluar pasi deklaroi se memoriali i Holokaustit në Berlin është një “monument i turpit” dhe i kërkoi vendit që të mos bëjë më shlyerjet për të kaluarën e tij naziste.
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri