Të paktën 107 njerëz u infektuan me koronavirus në një meshë në komunitetin baptist në Frankfurt, njoftoi të dielën ministri lokal i Shëndetësisë.
Komuniteti tha se të gjitha masat epidemiologjike, përfshirë hapësirën fizike, dezinfektimin dhe maska mbrojtëse, janë respektuar.
“Ky shembull tregon se sa e rëndësishme është për të gjithë ne, veçanërisht tani që masat e lehtësuara kanë hyrë në veprim, të mbeten të kujdesshëm dhe të mos veprojmë në mënyrë të pamatur,” tha ministri i Shëndetësisë Hessen Kai Klose.
Kreu i Zyrës së Shëndetit të Qytetit në Frankfurt, Rene Gottschalk, shpjegoi se shumica e të infektuarve nuk tregojnë simptoma të forta të sëmundjes, transmeton top-channel.
“Sipas informacionit tonë, vetëm një person është në spital,” tha Klose, duke shtuar se “situata është nën kontroll”.
Në shtetin federal Hessen, meshat lejohen që nga 1 maji me zbatim të rreptë të masave.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës