Në ndërtesën e qeverisë është mbajtur takimi mes kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrave Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj e ministrit Shyqiri Bytyqi, ku temë kyçe ishte arsimi në Kosovë, raporton arbresh.info.
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka thënë se të gjithë ne jemi akterët kryesorë dhe se tema e arsimit duhet të ketë një arsim të të gjithëve.
Sipas Bytyqit ka mungesë të çerdheve, edukatorëve e madje edhe buxhetit.
“Kemi mungesë të çerdheve, të objekteve kemi mungesë të edukatorëve. Kur them kemi mungesë të edukatorëve kemi edhe mungesë të buxhetit”, është shprehur ai.
Ministri thotë se viti 2019-2020 do të na gjejë me tekste të reja që do të jenë në përputhje me kurrikulat arsimore.
“Viti 2019-2020 do të na gjej me tekste të reja që janë në përputhje me kurrikulat”, citohet të ketë thënë ministri Bytyqi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1731658586899226/
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...