Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Ministrinë e Arsimit pas vendimit për subvencionimin e prindërve për furnizimin me tekste shkollore.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka akuzuar MAShTI-n se nuk po arrin të i siguroj librat për nxënësit, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Nagavci: Këtë vit furnizimi me tekste shkollore bëhet me subvencionimin e prindërve
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë. Sivjet, sikurse vjet, Ministria e Arsimit, në i thënshin ashtu, nuk arrin t’i sigurojë librat për nxënësit. Sikurse vjet, edhe sivjet, prindërit do të maltretohen në radhë të gjata, në procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht dhe në pamundësi blerjeje me kohë të teksteve shkollore për fëmijë.
PAAFTËSIA KUSHTON!
POPULLIZMI KUSHTON!
Prandaj injorojeni propagandën. Shihni problemet elementare me të cilat ju lënë të vetëm në hall. Sa larg jemi nga reforma, kur as edhe një vit të vetëm shkollor nuk arrinë ta nisin mbarë!
Të mbeteni të sigurtë se ky është viti i fundit që familjet, prindërit e fëmijët kosovarë përjetojnë një maltretim të tillë.
Vitin i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit tanë, e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit e Kosovës.
Ky është zotimi im!
Paga të dinjtitetshme, tekste falas para bankave!/Arbresh.info
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava