Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot feston 55-vjetorin e themelimit. Rektori i këtij universiteti, Arben Hajrullahu, në ceremoninë e shënimit të këtij përvjetori, ka thënë se ky institucion arsimor është ngritur mbi bazën e përkushtimit.
“Le të punojmë së bashku që Universiteti i Prishtinës të mos jetë thjesht institucion që i reziston kohës, por një motor edhe më i fuqishëm i zhvillimit drejt një të ardhme më të ndritur. Të tregojmë me vepra se arsimi s’është thjesht përcjellje e dijes, por frymëzim i ndryshimeve shoqërore për një të ardhme më të mirë. Ky është misioni i UP-së”, ka thënë ai gjatë ceremonisë.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kujtuar sfidat me të cilat ka kaluar institucioni gjatë represionit të sundimit serb.
“Përkundër këtyre sfidave dhe ndërhyrjeve, jam e lumtur të shoh dhe të konstatoj bashkë me ju se UP megjithatë ja doli dhe po arrin rezultate e suksese. Bashkërisht në këto vite ndodhen ndryshime pozitive, konkrete e të dukshme në arsimin në vend”, ka thënë ajo.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja tha se historia e UP-së na dëshmon që përveç që duam e dëshirojmë, kemi edhe fuqi të brendshme dhe motivim për t’i arritur synimet.
Në ceremoni ishin të përfshira edhe pika artistike e përshëndetje të akademikëve të ndryshëm. Gjithashtu u ndanë mirënjohje për studentët ekselentë të UP-së./rtk
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...