Me organizime te ndryshme Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan feston 5 vjetorin e themelimit me moto “Pesë ditë aktivet – Pesë vite Universitet”.
Ditët për festimin e 5- vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, fillojnë sot për të vazhduar gjatë gjithë javës me manifestimi qendror qe do të mbahet te premten në mjediset e Universitetit.
Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan u themelua me vendimin e Qeverisë së Kosovës me 6 mars 2013, i cili nga Kuvendi i Kosovës u miratua më 30 maj 2013, me idenë e promovimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë universitar, kërkimeve shkencore, krijimtarisë artistike, kualifikimit të kuadrove deri në gradën e doktoratës.
Themelimi i UKZ-së bëri të mundur përfshirjen e numrit më të madh të studentëve të rajonit të Gjilanit, të Luginës së Preshevës dhe të viseve të tjera në shkollimin e lartë universitar.
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...