Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren Hykmete Bajrami për këtë projekt.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, thotë se ai dhe Bajrami ishin alarmuar me atë se çfarë ndodhte me pjesën e parë të këtij projekti dhe kësisoj, sipas tij, i kishin njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Financave Besnik Bislimi, shkruan Arbresh.info.
Si pasojë e kësaj ai thekson se “është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro”.
Po ashtu Thaçi thotë se ministrja e atëhershme Bajrami “e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media”.
“Veç kësaj, më duhet ta përmend edhe faktin që ky projekt “është përfunduar” shumë para vitit 2020, kur Hykmete Bajrami nuk ka qenë ministre”, ka shkruar ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...