Studentët e Universitetit të Prishtinës të hënën do të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave, transmeton KTV.
“Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.
Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.
“Pas plotësimit të 95 kritereve për liberalizim të vizave, kërkesa jonë për liberalizim ende nuk u realizua, madje si një ndër kriteret më të rëndësishme u caktua votimi pro demarkacionit me Malin e Zi, votimi i cili iu imponua deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga zyrtarë të lartë të BE-së. Po ashtu do t’i bëjmë një dhuratë simbolike zonjës Mogherini një kuti të votimit me pasaportat tona të pavlera si një shenjë për izolimin që po i bën shtetit tonë Kosovës”, kanë konfirmuar studentët për KTV-në.
Ata kanë edhe një pyetje për Mogherinin me këtë: “A është izolimi vlerë e BE-së?”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit