Sot nxënësit e shkollave të mesme do t’i nënshtrohen provimit të matures shtetërore.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ju ka uruar suksese maturantëve që hyjnë sot në provimin e maturës shtetërore, ndërsa ka kërkuar nga ata të respektojnë rregullat që rezulatetet të jenë reale.
“Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit. Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë. Me qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer. Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju”, ka shkruar ajo në Facebook./Arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë