Edhe sot e gjithmonë edukimi i brezave mbetet mision i shenjtë dhe prandaj të vazhdojmë me angazhime të shtuara për arritje të reja e për ngritje të vazhdueshme të cilësisë.
Kështu thuhet në urimin e Sindiakatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 marsi.
Në urimin e SBASHK drejtuar kolegëve ndër të tjerash thuhet se dita e mësuesit dhe shkollës shqipe është një datë e shënuar dhe na obligon që të lartësojmë kujtimin për gjithë mësuesit e kombit tonë që nga shkolla e parë shqipe e deri më sot.
“Lartësojmë kujtimin për pishtarët e parë të dijes , për mësuesin dhe dëshmorin e kombit Shaban Jashari dhe mësuesit e atdhetarët tjerë që e mbrojtën arsimin shqip dhe mbajtën të gjallë shpresën për lirinë e atdheut. Edhe sot e gjithmonë edukimi i brezave mbetet mision i shenjtë dhe prandaj të vazhdojmë me angazhime të shtuara për arritje të reja e për ngritje të vazhdueshme të cilësisë”, thekson SBASHK.
SBASHK-u në fund ka premtuar se do të vazhdojë me angazhimet për të qenë vazhdimisht në shërbimin e mësimdhënësve dhe në mbrojtje të kërkesave të drejta.
“Besojmë shumë se edhe kërkesa juaj e madhe lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta do të shkojë së shpejti në Qeveri dhe Parlament dhe ju do të gëzoni statusin e personit të merituar për shtetësinë e Kosovës. Gëzuar festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe”, thuhet në fund të urimit.
Tre lojtarë ‘nën llupën’ e Alonsos, ai do t’u tregojë atyre ...
UNICEF: Mbi 5 mijë fëmijë u trajtuan për kequshqyerje në Gaz...
Garat në çiklizëm, policia tregon për rrugët që të bllokohen...
Ushtria izraelite thotë se ka goditur dhjetëra objektiva në ...
Protestë në Prishtinë kundër keqtrajtimit të qenve endacakë
Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth...