Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që të mos i nënshkruajnë kontratat e reja.
Sipas SBAShK-ut, ditëve të fundit përsëri në disa komuna është aktivizuar kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, përkundër që sipas tyre, mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar i kanë kontratat e punës me afat të pacaktuar.
“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar. Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.
Tutje, SBAShK-u tha se apelon te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar, të mos i nënshkruajnë versionet e kontratave të punës, pavarësisht, sipas tyre, presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit./Arbresh.info/
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë