Këshilltari në Ministrinë e Financave, Lulzim Rafuna, tha se Ministria e Financave, është e obliguar të respektojë procedurat ligjore para se të shkojë ligji në qeveri.
Sipas tij, të gjithë punëtorët e arsimit sa për informatë, se lidhur me çështjen e Ligjit mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës, për vitet e 90-ta, Ministria e Financave e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lartë, me qëllim e vetëm që t’i jepet mbështetje realizimit të të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Ai ka ftuar të gjithë mësimdhënësit të mos hyjnë në grevë. “Ne do të punojmë të realizojmë kërkesat e sindikalistëve. Zgjidhje do të ketë, por do të duhet kohë”, tha Rafuba për RTK-në.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...