Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar rregulloren e re për procedurat e përzgjedhjes së drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, sekretarëve në institucionet edukativo-arsimore në tërë territorin e Kosovës.
Në mbledhjen e 212, ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka thënë se kjo rregullore do të krijojë një sistem efikas për rekrutimin e këtyre pozitave.
“Kjo rregullore është në funksion të zbatimit të ligjit për zyrtarët publik. Rregullorja synon të krijoj një sistem efikas për rekrutimin e të gjitha pozitave të lartcekura dhe synon të përmirësojë sistemin aktual të rekrutimit, duke ju përgjigjur kërkesave të shkollave si dhe kërkesave në kohë reale në nivel vendi. Punësimet në këtë formë do të adresojnë problemet e përsëritura për vite, si orët e lira dhe qindra orë të humbura mësimore, zëvendësimet e shpeshta, raportin e pabarabartë mësimdhënës-nxënës etj”, tha Nagavci.
Foshnje 3-javëshe gjendet pa shenja jete në Skenderaj, polic...
Vesa Mehmetaj, kampione e Kosovës në 50 metra bretkosë
Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00
Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, sa ishte magnituda
Trump ofron 30 miliardë $ për marrëveshje bërthamore civile ...
Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për grabitje në një...