Organizata “Demokracia Studentore” , ka protestuar para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kundër veprimeve të drejtuesit të këtij institucionit, rektorit Marjan Dema, shkruan arbresh.info.
Ata po kërkojnë shkarkimin e rektorit Marjan Dema.
Protesta e po mbahet në shenjë pakënaqësie me menaxhimin e UP-së me pankarta në duar në të cilat shkruan “Shkatërrimi i arsimit është shkatërrim i kombit”.
Prorektorja Teuta Pustina-Krasniqi ka kërkuar nga protestuesit që këta të fundit të takohen me drejtuesit në sallën e senatit, mirëpo studentët kanë këmbëngulur që rektori të dalë para tyre.
Pas kësaj rektori Marjan Dema, tha para studentëve se është i gatshëm të jap përgjegjësi për çdo gjë.
Ai ka thënë se është hera e tretë që ky grup i studentëve kanë protestuar dhe asnjëherë nuk kanë biseduar me të.
“Nuk kisha dashtë që UP të merret me këto çështje që nuk janë akademike. Fillimisht për heqjen e flamurit, pastaj kisha nuk ka qenë përgjegjësi e imja. Për çështje që i pash depononin në organet, edhe pse nuk bie në barrë time. Ejani bisedojmë brenda kështu i ka hije UP-së e jo të merremi me protesta të pa bazuara”.
Ai ka debatuar me studentët duke i kundërshtuar duke thënë që të gjitha vërejtjet të deponohen në prokurori.
Kurse , kryetari i Demokracisë Studentore, Mexhit Ramusa tha se që nga tani e tutje do të kërkojnë shkarkimin e rektorit Marjan Dema.
“Ne kemi kërkuar biseda me rektorin ai nuk na ka pranuar. Ai merret me inate personale. Ne tash e tutje do të kërkojmë shkarkimin e tij. Ne kemi kërkuar shumë gjatë llogari nga ai. Rektori nuk e ka mbrojtë tokën e Universitetit”, ka thënë ai./arbresh.info/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...