Një i mitur me inicialet B.M është arrestuar dje në Pejë nën dyshimin se po përgatiste vepra terroriste.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se i dyshuari brenda një periudhe kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për përgaditjen e veprave terroriste
“Me këto veprime i pandehuri B.M. kishte për të kryer veprën penale ”Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, thuhet në njoftim.
“Prokurori i Prokurorisë Speciale, gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ndaj të njëjtit Gjykata kompetente ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për përgaditjen e veprave terroriste
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...