Në Prishtinë sot për herë të parë po mbahet trajnimi për 830 mësimdhënës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Turqia.
Pjesëmarrësit kanë thënë që kjo është një ngjarje shumë me rëndësi dhe se ata po mësojnë metoda të reja të punës.
Por, organizimi i kësaj punëtorie nuk ishte i lehtë. Sipas organizatoreve, mbledhja e mësimdhënësve nga shume vende mori kohë, por që po del të jetë e dobishme për mësimdhënësit, njofton klan kosova.
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pas përfundimit të këtij trajnimi njëditor.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar