Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar vitin e ri shkollor.
“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë.

“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin. Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, ka theksuar Presidentja Osmani./Arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime