Sot në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës, përfundon viti shkollor 2022/2023.
Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, kanë marrë librezat e tyre me nota.
Ndërkohë, viti shkollor për nxënësit nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetën, ka përfunduar javën e kaluar.
Ky vit shkollor kishte nisur me greva të mësimdhënësve të cilët kërkonin rritje të pagave, duke bërë që i gjithë shtatori i vitit të kaluar të jetë pushim për nxënësit.
Viti shkollor përfundoi duke u munduar të kompenzohen humbjet e orëve, edhe pse kjo nuk ndodhi në të gjitha shkollat./rtk
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan