Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është takuar sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Përmes një komunikate nga SBAShK-u, bëhet e ditur se Jasharaj ka përgëzuar kryetarin e Prishtinës për gjithë angazhimet në shërbim të qytetarëve, dhe për bashkëpunimin e tij e të Drejtorisë së Arsimit me SBASHK-un në përpjekjet e përbashkëta në shërbim të arsimit dhe të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.
“Kryetari i SBASHK-ut ka deklaruar se kemi pasur pritje se ky vit shkollor do të fillojë mbarë, por vendimi i gabuar i MASHTI-t lidhur me tekstet shkollore krijoi probleme të theksuara gjatë gjithë muajit shtator ngase furnizimi me tekste shkollore pa fajin e prindërve, mësimdhënësve e nxënësve ka ndodhur me një ritëm shumë të ngadalshëm. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri i ka treguar kryetarit Rama për shumë nga aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ai pastaj ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar me dialogun e sinqertë dhe bashkëpunimin e përbashkët në shërbim të arsimit në kryeqytet”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën, Ahmet Pllana është shprehur se bashkëpunimi me DKA-në e Prishtinës është në nivel dhe se kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen, sepse kur ka dialog e bashkëpunim të sinqertë, atëherë nuk mungojnë as angazhimet e përbashkëta e të suksesshme për të realizuar misionin e shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut si zë i fuqishëm i punëtorëve arsimor dhe ka treguar për gatishmërinë e tij e të gjithë institucioneve komunale për të vazhduar me bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit. Ai ka përmendur edhe angazhimet që përmes mjeteve bashkëkohore të punës mësimi të bëhet më atraktiv dhe më i lehtë për nxënësit duke ndihmuar kështu edhe në ngritjen e cilësisë në arsim./Arbresh.info/
Portugalia në finale të Ligës së Kombeve, vendos goli i Rona...
Bogujevci: Nuk po bllokohet Haxhiu, por komisioni për votim ...
Konfirmohet rasti i parë me murtajën që prek bagëtitë e imta...
City arrin marrëveshje me senzacionin e Lyonit, Rayan Cherki
Shenjat që ndiejnë energjinë e dikujt tjetër sapo ai hyn në ...
Për herë të parë/ Presidenti rus bisedë telefonike me Papa L...