Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në vend.
Përmes një postimi në “Facebook”, ministri u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që t’i respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga Minstria e Shëndetësisë, shkruan portali arbresh.info
Likaj tutje tha se të gjithë duhet të punojnë për parandalimin e COVID-19 në mënyrë që të mbahet mësimi nëpër shkolla.
Postimi i tij i plotë:
Rastet me COVID-19 po rriten përditë!
Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK.
Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë).
Falënderoj të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, taskforcat, DKA-të, Kolegjiumin e DKA-ve, Asociacionin e Komunave, Ministrinë e Shëndetësisë, Policinë e Kosovës, SBAShK-un, inspektoratet përkatëse dhe të gjithë që po na ndihmojnë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë pandemike. /arbresh.info/
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...