Gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që ishte planifikuar. Këtë e ka paralajmëruar ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj ka thënë se kjo do të bëhet për të lehtësuar situatën me gripin sezonal dhe Covid-19.
Ai ka thënë se për këtë çështje dhe masat e reja do të diskutohet gjatë ditës së hënë.
“Sot do të ulemi pasdite dhe do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, të shkurrohet gjysmë vjetori i parë, dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me covid”, ka thënë Zemaj gjatë një aktiviteti ku janë pranuar një sasi e vaksinave kundër gripit sezonal.
Për masa tjera ai ka thënë se do të vazhdojnë me ato të mbylljes pas orë 19:00, në komunat që janë në zonë të kuqe, dhe se vendimet tjera do të jenë varë prej situatës.
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...