Prindërit e nxënësve të klasës II/4 në SHFMU “Dardania”, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë lidhur me orarin e propozuar për vitin shkollor 2024/2025, i cili vendos orarin për fëmijët tanë nga ora 15:00 deri në 18:25.
Përmes një reagimi, thuhet se ky orar është tejet i papërshtatshëm pasi çrregullon dinamikën ditore të fëmijëve, shkruan Arbresh.info
“Ky orar është tejet i papërshtatshëm për fëmijët tanë të vegjël, pasi çrregullon tërësisht dinamikën e tyre ditore. Shumë prej nesh, si prindër që punojnë, i dërgojmë fëmijët në qëndrim ditor nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe ky orar i ri do të thotë se ne mund t’i marrim fëmijët vetëm rreth orës 19:00 pasdite”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se është shkencërisht e vërtetuar se orare të tilla nuk janë efektive për fëmijët, pasi çrregullojnë procesin e mësimnxënies.
“Prandaj, ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4, kemi vendosur unanimisht të bojkotojmë procesin mësimor nga e Hëna date 16.09.2024, deri sa të na ofrohet një orar më i përshtatshëm për fëmijët tanë”, vijon reagimi.
Reagimi i plotë:
Ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4 në SHFMU “Dardania”, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me orarin e propozuar për vitin shkollor 2024/2025, i cili vendos orarin për fëmijët tanë nga ora 15:00 deri në 18:25.
Ky orar është tejet i papërshtatshëm për fëmijët tanë të vegjël, pasi çrregullon tërësisht dinamikën e tyre ditore. Shumë prej nesh, si prindër që punojnë, i dërgojmë fëmijët në qendrim ditor nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe ky orar i ri do të thotë se ne mund t’i marrim fëmijët vetëm rreth orës 19:00 pasdite.
Është shkencërisht e vërtetuar se orare të tilla nuk janë efektive për fëmijët, pasi çrregullojnë procesin e mësimnxënies.
Për më tepër, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 50, Pika 4, thekson qartë se “Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve.”
Ne besojmë fuqishëm se ky orar për nxënës të moshës 7-8 vjeç nuk e merr parasysh interesin më të mirë të fëmijëve tanë. Ndërsa një orar i tillë mund të jetë i pranueshëm në situata të jashtëzakonshme, Kosova dhe sistemi ynë arsimor nuk po kalojnë nëpër ndonjë periudhë të tillë.
Prandaj, ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4, kemi vendosur unanimisht të bojkotojmë procesin mësimor nga e Hëna date 16.09.2024, deri sa të na ofrohet një orar më i përshtatshëm për fëmijët tanë.
Duke qene se konsiderojme si tejet te rendesishme kete teme, do e vleresonim lart mbeshtetjen e juaj ne ngritjen e zerit tone.
BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet ...
Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, ...
BE i përgjigjet Trumpit: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë
Një 78-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Olympiacosi merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, mposh...
Policia me paralajmërim për shoferët: Mjegulla mund të jetë ...