Gazetarja që për një kohë të gjatë ka përcjellur sektorin e arsimit në Kosovë, Salie Osmankaq, thotë se prindërit do t’i bashkoheshin protestave të mësimdhënësve vetëm kur synim do të kishin përmirësimin e kushteve të punës, rrjedhimisht sistem më të mirë arsimor për nxënësit.
Ajo ka renditur disa nga arsyet për të cilat thotë se do t’i bashkoheshin prindërit këtyre protestave.
Postimi i plotë:
Të dashur mësimdhënës, prindërit do t’iu bashkoheshin në protesta veç atëherë kur ju protestoni për kushte më të mira të punës:
-klasë me jo më shumë se 20 nxënës,
-shkolla me kabinete të pajisura me kompjuter dhe materiale që ndihmojnë konkretizimin e të mësuarit për secilën lëndë,
-digjitalizim të shkollës dhe projektorë në çdo klasë. E pse jo edhe tabletë për çdo nxënës,
-kur kërkoni libra të rinj që u përshtaten kërkesave të Kurrikulës,
-kur kërkoni zgjidhje për zëvendësim të menjëhershëm të orëve që rrezikojnë të humben nga mungesa e ndonjë kolegu tuaj në punë,
-kur kërkoni siguri më të madhe në shkollë dhe përreth saj
Sa për pagat, mos na ftoni. Sepse, përgjigjja jonë është kjo: paga juaj duhet të rritet, por veç në bazë të performancës. Pra, urdhëroni, dëshmoni se meritoni paga të larta, garoni se cili do të jeni më i mirë se tjetri, atëherë flasim ndryshe.
Ju e dini mirë, se ka mësimdhënës që nuk e meriton as këtë pagë që e merr. Siç e dini mirë se ekziston edhe e kundërta.
Njoh mësimdhënës që shkëlqejnë në profesionin e tyre, edhe përtej kësaj madje. Dhe më vjen keq që ende barazoheni me paga. Ju e dini mirë kush ku e ka vendin në këtë matematikë./arbresh.info/
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura organizon protestë me kërkesë miratimin e Ligit të Pagave
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...