Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ka shprehur shqetësimin e thellë për përmbajtjen e letrës drejtuar Rektorit Marjan Dema dhe Ministres Hykmete Bajrami nga ana e anëtares së Këshillit Drejtues të UP-së Laura Kryeziu – Selimi, e cila ka listuar një sërë shkeljesh në Universitetin e Prishtinës.
Ata thonë se Denoncimet e zonjës Kryeziu – Selimi duhet të merren seriozisht nga MAShT dhe institucionet hetimore në vend pasi ato vijnë nga dikush që ka pasur qasje në informacion dhe që ka përcjellë për një kohë relativisht të gjatë nga një pozitë drejtuese zhvillimet në UP, njofton arbresh.info
Disa nga denoncimet e saj që lidhen me pagat e zyrtarëve të lartë të UP-së deri tash i ka ngritur edhe ORCA nëpër hulumtimet e veta.
Me këtë rast ORCA pret nga Ministria e Financave, MAShT dhe Qeveria në përgjithësi, që të ndërhyjnë për të vënë rregull, rend e ligj në Universitetin e Prishtinës pasi autonomia që gëzon universiteti lidhet vetëm me zbatimin e ligjeve dhe çështjet akademike siç janë përcaktuar me ligj. Autonomi për të bërë keqpërdorime nuk gëzon dhe nuk duhet të gëzojë askush në Kosovë./arbresh.info/



Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...