Kandidaturat për rektor të Universitetit të Prishtinës tregojnë se besimi në proces ka humbur, vlerëson Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).
Sipas tyre, duhen zgjedhje të reja në nivel universitar për të dalë nga situata e krijuar.
“Si për nga numri i kandidaturave, si për nga kualiteti shihet se asnjë emër me reputacion të mirë në UP nuk ka kandiduar për rektor. Fakti që në mesin e 6 kandidatëve kanë aplikuar njerëz me të kaluar të dyshimtë, si shembull të përfolur për afera korruptive, apo që kanë pasur pjesëmarrje aktive në sabotazhë të integritetit akademik të UP-së, tregon se shkarkimi i rektorit dhe situata aktuale po shërbejnë si mobilizim për grupet e interesit të cilat duan ta çojnë në regres Universitetin e Prishtinës”, thuhet në reagimin e ORCA-s.
Për më tepër, fakti që asnjë grua nuk është kandidate për rektor, është po ashtu shqetësues sipas kësaj organizate.
“Brengat e deritashme të shoqërisë civile për ngacmime seksuale dhe për seksizëm në UP, vërtetohen me faktin që asnjë grua nuk ka besim në këtë proces për të kandiduar si kandidate për rektor të Universitetit të Prishtinës”, thuhet tutje.
ORCA ka parë me shqetësim emrat e kandidatëve si Ilir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova e Qerim Qerimi dhe si rrjedhojë thotë se ka filluar një proces holistik të verifikimit për secilin kandidat në lidhje me integritetin personal dhe akademik të secilit kandidat.
“Brenda javës ORCA do të publikojë profilin e secilit kandidat për rektor. Ndërkohë ORCA do të fillojë mobilizimin me organizatat e shoqërisë civile për të kërkuar në mënyrë të vendosur shpalljen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e Universitetit, si e vetmja mënyrë për dalje nga situata aktuale”. /arbresh.info/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës