Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një aksion simbolik, para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit, përmes këtij aksioni do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse.
Ky aktivitet do të realizohet pak para mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim ku do të organizohet Dëgjimi i tretë publik për Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
“Nesër në ora 09:45 para hyrjes kryesore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ORCA realizon aksion simbolik me ç’rast do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse. Ky aktivitet realizohet pak para mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim ku do të organizohet Dëgjimi i tretë publik për Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës