Nxënësi nga Drenasi, Onart Gjoshi ka shkëlqyer në garën prestigjioze të matematikës TIMO 2025 në Turqi, ku është renditur në vendin e tret në botë.
Komuna e Drenasit më anë të një postimi në Facebook ka shprehur momente krenarie për këtë komunë, përcjell Arbresh.info.
“Ky është një moment krenarie për komunën tonë dhe një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Komuna e Drenasit e përgëzon Onartin për këtë arritje madhështore dhe do të vazhdojë të mbështesë nxënësit e suksesshëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe ekselencës”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Onarti është nxënës i klasës së katërt në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në Drenas, ku vazhdon mësimin me përkushtim dhe rezultate të mira. Urime Onart — je inspirim për gjithë gjeneratën e re të Drenasit”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani