Nuk do të ketë ndërprerje të mësimi në shkollat për shkak të koronavirusit
Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami pas përfundimit të takimit me drejtor të drejtorive të komunave ka thënë se kane vendosur që të mos i mbyllin shkollat derisa të mos ketë rast të paraqitur si pozitiv me virusin Koronavirus.
“Kemi bërë një plan të veprimit me të gjitha drejtoritë e arsimit se çka do të bëjmë me shkollat. Qëllimi i takimit ishte për të këqyr a janë duhet iu përmbajtur rregullave si dezinfektimi dhe mbajtja e higjiena”, raporton arbresh.info.
Ajo tha se nuk ma hapësirë për panik, por situata është serioze.
“Ne po bëjmë punën tonë, por duhet të vetëdijësojmë opinioni, Nuk ka ndërprerje të mësimit. Ju bëjmë thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që mësimi do të mbahet në gjendje të rregullt, por kërkojmë që të ketë kujdes të shtuar për higjienën”, tha ministrja Bajrami.
Në Kosovë ende nuk ka raste të konfirmuara me koronavirusin e ri, por thuajse të gjithë fqinjët kanë raste, përveç Malit të Zi.
Momentalisht në Shqipëri janë gjithsej 10 raste./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari