Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të organizojë konferencë për media nga ora 11:00.
Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor MASh do të japë më shumë detaje rreth vijimit të mësimit në kushte të pandemisë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit Ramë Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zmea, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani si dhe drejtori iSindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj.
Për shkak të rrethanave pandemike fillimi i mbajtjes së mësimit ishte shtyrë për 14 shtator, pas një pauze të gjatë që nga marsi për shkak të pandemisë COVID-19.
Disa muaj ishte mbajtur mësimi online, por ishte vendosur që nga shtatori të bëhet hapja e shkollave.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...