Nis mësimi online në Kosovë

11:58 | 23 Mars 2020
Arbresh.info

Ka nisur mësimi online për klasën e parë.

Mësimi transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.

Sot në emisionin e parë do të zhvillohen dy njësi mësimore për klasën e parë në Gjuhë amtare dhe Matematikë, pastaj vazhdon me klasën dytë, dy njësi mësimore, pastaj me klasën tretë, e kështu me radhë edhe për klasët tjera.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, këtë masë e kanë ndëmarrë pas ndërprerjes së mësimit në klasë, shkaku i rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Në këtë mënyrë MASHT-i po synon që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimor.

Shpërndaje në rrjete sociale