Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga sot, të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa I-IX, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Nagavci tha se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.
“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, ka thënë Nagavci.
Tutje, Nagavci tha se platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet soy, ndërsa çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale është e gatshme.
“Ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, është shprehur tutje Nagavci./Arbresh.info/
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për k...
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...