Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të Prindërve të Kosovës, të prirë nga kryetari Besnik Dragusha.
Me këtë rast, Nagavci ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi mes të gjithë akterëve për të mirën e fëmijëve tanë, ndërsa i ka falënderuar anëtarët për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar që të jenë pjesë Këshillit.
Ministrja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar, në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta për ngritjen e cilësisë në edukimin dhe arsimin e fëmijëve, ndërsa ka premtuar se Këshilli i Prindërve do të kenë mbështetjen e MAShTI për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që ju takojnë.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha, premtoi angazhim maksimal në mënyrë që prindërit të kontribuojnë në sistemin e arsimit për aq sa kanë përgjegjësi./Arbresh.info/
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis se...